25 Maj, 2019 - 11:37 am
Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora, ka mbajtur së fundmi një koncert gjigant në Londër.
Ajo ka performuar në “The O2 Arena”, për mijëra adhuruesit në qytetin e saj ku u rrit.
Rita ka interpretuar live të gjitha këngët e saj nga albumi më i ri “Phoenix”, të cilin ajo e lansoi në nëntor të vitit të kaluar.
Për performancën e saj të veçantë, këngëtarja shqiptare kishte realizuar përgatitjet prej disa ditësh me balerinët e saj.
Në një nga videot e publikuara në rrjetet sociale, shfaqet momenti kur me ndihmën e mjeteve skenike, Rita duket sikur interpreton në ajër. /Telegrafi/KultPlus.com