9 Qershor, 2019 - 12:05 pm
Madonna tashmë në dekadën e saj të katërt si këngëtare, si prezantim na vije pas akuzave për huazime të shumta dhe mosorigjinalitet, përcjellë KultPlus.
Tashmë me albumin “Madame X”, ajo sjell temat si: katolicizmi i seksualizuar, Lindja e mesme, politika dhe misteri.
Natyrisht, ky album i Madonna-s duhet t’i përgjigjet tendencave të tjera të mëdha të Popit amerikan. Përzgjedhja e saj e mysafirëve ka një ndikim në rrymën e Hip-Hop-it, duke bërë bashkëpunim me Quavo, Migos, Swae Lee, Rae Sremmurd, duke bërë një R&B konteporanë dhe Pop-it pa bërë gabime në përzgjedhje.
Madam X është një album fluid, e një grua e “misterit” ku flet për temat si politika e lindjes së mesme dhe kultura, besimi dhe estetika, misteri dhe ekzotikja, duke i bërë kështu Madonna-s një kthim fantastik dhe bizar në formë. / KultPlus.com