14 Qershor, 2019 - 1:00 pm
Erlind Sulko ka reaguar me një fotografi në rrjetet sociale, i cili ka vënë në fokus një vend të rëndësishëm të kulturës dhe historisë kombëtare, por që nga ajo periudhë e deri më tash, shihet të ketë marë një destinim tjetër.
Bëhet fjalë për vendin ku edhe është shënuar Lidhja e Pejës, por që i njëjti vend tash është mbushur me kova plastike, shkruan KultPlus.
“Në 1899, këtu u mblodhën njerëz për Lidhjen e Pejës, tani mblidhen njerëz për shitblerje kovash”, ka shkruar Sulko.
Atdhetaret shqiptare të udhëhequr nga Haxhi Zeka, në shkurt-mars 1897, organizuan një mbledhje në Gjakove. Aty u hodhën themelet e një lidhjeje të re ose, siç quhej ne dokumentet e asaj kohe, te Besëlidhjes Shqiptare. Në nëntor 1897 u organizua ne Pejë një mbledhje tjetër, ku morën pjesë përfaqësues të popullsisë së Kosovës. Në të u shqyrtua çështja e rrezikut te copëtimit të vendit dhe ajo e reformave që duhej të bëheshin në Shqipëri.
Mirëpo Porta e Lartë, duke e ndjere rrezikun qe mund t’i vinte nga një lëvizje e organizuar shqiptare dhe me program kombëtar, mori masa të rrepta për shpërndarjen e Besëlidhjes. Ne fund te vitit 1898 dhe në fillim te 1899, acarimi i ri i “çështjes maqedonase” dhe ndërhyrja e shtetëve fqinje në vilajetet shqiptare u dhanë përsëri nxitje përpjekjeve për krijimin e një lidhje shqiptare. Me 23 janar 1899 u mblodh në Peje një kuvend i madh, ku morën pjese rreth 500 vete,te ardhur kryesisht nga vilajeti i Kosovës,si dhe disa përfaqësues të veçante të vilajetit të Manastirit e të Janinës. Në ketë kuvend, që vazhdoi 6 ditë, u formua lidhja e re shqiptare qe u quajt Lidhja e Pejës ose Besa-Bese./KultPlus.com