17 Qershor, 2019 - 7:17 pm
Sapo doli nga nga shtypi “Kanuni i Skanderbegut”. Kanuni ka qenë mbledhë e kodifikue dhe botue nga Imzot Frano Ilia në vitin 1993. Kanuni shoqnohet me nji paraqitje nga Imzot Angelo Massafra Arqipeshkëv metropolitan i Aqipeshkëvisë Shkodër – Pult.
Imzot Angelo Massafra në paraqitjen shkrue për ribotimin e Kanunit shprehet se:
Tradita e shkrimtarëve katolikë të Veriut e kishte kuptue se për të njohtë identitetin e popullit, ma parë duhet të njohim historinë e tij. Ketë projekt të mirëfilltë kulturor e shpjegon ma së miri Atë Pal Dodaj në ditarin e tij. Shkruen Françeskani i njohun Atë Pal Dodaj:
“Për mue, detyra ma e saktë e atij që merret me literaturën në Shqipni, do t’ishte mos me u shkëputë – sa ma shumë t’i jetë e mujtun – nga shpirti i popullit dhe me iu përmbajtë formave popullore, tue fisnikërue, por pa i shtrembnue. Kjo do të bahet sa herë do të kërkohet nga njena anë të depërtohet e të zbulohen mendime, ndjenja që karakterizojnë popullin tonë; e nga ana tjetër, mos me u largue nga mënyrat e elokuencës popullore. Vetëm kështu, simbas mendimit tem, do të mund të përmbushet dalëngadalë evolucioni ynë letrar në rrugë progresive. Në rast se veprohet ndryshe, procesi ka për t’u krye me hope, me rrezikun që breznitë e ardhshme kanë për t’u shtrëngue me ba hapa mbrapa”. (Atë Pal Dodaj, Discorsi che scorrono, në: Hylli i Dritës, (1993) nr. 4, f. 114).
Dhe çdo veper e klerikeve dhe ne veçanti e Françeskaneve asht kontribut substancial i identitetit te popullit shqiptar.