Biblioteka e Harresës, sipas Alketa Xhafa Mripës

27 Qershor, 2019 - 5:30 pm

(Sonte në TKK jepet shfaqja ‘Bisha në Hënë’. Skenografinë e shfaqjes e ka realizuar artistja Alketa Xhafa Mripa, bazuar në konceptin si më poshtë. Fotoja e ballinës dhe fotot tjera: Valerie Plesch)

Biblioteka e Harresës

Biblioteka e Harresës është bibliotekë e improvizuar në skenën e shfaqjes që përkujton të zhdukurit, ose pothuajse të harruarit, sepse ata ndalngadalë po harrohen.

Kjo vepër si njëra ndër pjesët themelore në skenografi në këtë shfaqje u dedikohet mijëra familjeve shqiptare që pësuan nga politika serbe për spastrim etnik.

Vlora Nikçi / Facebook

Kjo bibliotekë përbëhet nga libra në formatin e botimeve vepra të njohura shqiptare, botime të cilat pothuajse kanë qenë ose ende janë prezente në familjet shqiptare nëse nuk i ka djegur lufta. Këto vepra në bibliotekën familjare gjithmonë kanë qenë të çmuara dhe trajtuara me një kujdes dhe vëmendje të veçantë.

Prezenca e këtyre librave në biblioteka familjare i ka dhënë karakter më me vlerë bibliotekës dh ambientit në familje. Tashmë, per t’iu dhënë një vemendje më të dukshme, dhe për ta lartësuar kujtimin për ta, unë kam vendosur që të vë në nga një libër/vepër secilin mbiemër të familjeve shqiptare në Kosovë që kanë së paku një të zhdukur ose të vrarë nga lufta. Në të ardhmën kjo biblotekë do ta realizohet në formatin e librave.

Vëmendja kolektive për te vrarët dhe të zhdukurit nga lufta është aq e ulët, saqë drejtësia për ta është bërë një fenomen i harresës. Për dallim nga neglizhimi sistematik i politikës bashkëkohore ndaj përjetimeve shqiptare gjatë regjimit serb në Kosovë, të zhdukurit po kalojnë në domenin e harresës. Kjo gjendje e detyruar nga kjo politikë ka bërë që mijëra viktima e të zhdukur të njihen si numra, si shifër pa ndonjë atribut të veçantë ndaj krimeve të kryera nga Serbia.

Nga Valerie Plesch

Kjo librari përmban mbiemrat e të gjitha familjeve shqiptare që kanë të paktën një të vrarë ose të zhdukur nga lufta. Me veprën, unë mundohem ta kthej vëmendjen nga shifrat tek dhimbja për secilën familje. Në të ardhmën kjo biblotekë do ta realizohet në formatin e librave. Ku secila vepër do mban emrin e mbiemrin e secilit. Emër e mbiemër, sepse ata nuk janë as shifra, as iniciale, as material statistikor, ata janë të zhdukur nga një krim lufte i një shteti si Serbia që sot gëzon më shumë të drejta sesa Kosova. Bashk me “Bibliotekën e Harresës”, në formatin skeneografik, bëhet një ngërthim konceptual i shumë elementeve të cilat reflektojnë pervojen kolektive të shqiptarëve të Kosovës të prekur prej regjimit dhe segregimit serb gjatë viteve 90-të.

Dhoma e pritjes e përmbushur në stilin e viteve 90-të, karakterizon shtëpinë si institucion alternativ atë kohë. Shqiptarët e Kosovës duke vuajtur çdo formë të jetesës e qasjes ndaj domenit publik, iu kthyen shtëpive për të rezistuar. Dhoma e pritjes si element i kësaj vepre në skenën e shfaqjes përfaqëson edhe pasigurinë e frikën që riprodhohej nga izolimi i detyruar. Në dhoma të pritjes, shqiptarët jetonin dhe kultivonin hallet dhe shpresat e tyre të hirta, por njekohësisht bashkoheshin në pritje të ndryshimit. Shtëpia shkollë simbolizon shtëpite e para dhe hapësirat private që u shëndrruan në shkolla gjatë sistemit paralel. Kjo pjesë e skeneografisë do jete nje mundësi për audiencën që me tematikën e shfaqjes ta përjetojë më afër karakterin epik dhe kontributin e dhënë nga shumë individë, mësimdhënës e familje që arsimimi i gjeneratave shqiptare në Kosovë të mos ndërpritej.

Shkolla me banka (në shtëpi) Kjo pjesë simbolizon evolimin dhe normalizimin e shtëpive shqiptare në shkolla. Tashmë, platforma private sikur shtëpite e hapësira të ngjashme u vune në dispozicion të rezistencës dhe sistemit paralel. Një element i rëndësishem i kësaj pjese është se nga këto banka plot nxënës dolën të suksesshëm anë e kënd botës.

Mirëpo, plot të tjerë pësuan dhe vuajtën pasoja të ndryshme të regjimit dhe terrorit serb. Kafeteri. Ambient ku fatkeqsisht ende ndjehemi më te sigurtë për të shprehur ide e për të nisur një revolucion, më shumë se kudo tjetër. Atëkohë, te rinjte e gjenerates time mblidheshin në kafeteri të vecanta per t’u organizuar per protesta ose ndonjë veprim kolektiv për të kundërshtuar regjimin. Kafeteria edhe sot është platforme shume e veçantë per ne shqiptaret në Kosovë, dhe si e tillë na ka mbetur nga ajo kohë, sepse cdo domen tjetër na mohohej. Ndërsa sot të izoluar dhe të papunë, kemi mbetur në kafeteri. E tërë skeneografia në raport me shfaqjen “Bisha në Hënë” do jetë një mundësi për publikun që të reflektojë për të kaluarën dhe temat që prekin të kaluarën. / KultPlus.com

Nga Valerie Plesch

Të ngjajshme