4 Korrik, 2019 - 10:30 am
Poezi nga Harold Pinter
Dhe ja nisën përsëri
në paradë jankit e blinduar,
dhe këndojnë balada festive
nga një anë në anën tjetër të botës me galop
duke i thurur lavde Perëndisë Amerikë.
Trotuaret janë mbushur me të vdekur
që të mos arrijë të marrin pjesë
dikush që refuzoi të këndonte
dikush që humbi zërin,
dikush që humbi shënimet.
Ata presin kamxhikët e kalorsëve.
Koka u rrotullohet mbi rërë
koka bëhet një pellg në tokë,
koka bëhet një njollë në pluhur
sytë dalin nga orbita, dhe hunda
ndjen vetëm duhmën e të vdekurve
por është e gjallë ajo duhmë vdekjeje
dhe kutërbimi i Perëndisë Amerikë.
Përktheu Faslli Haliti /KultPlus
(Harold Pinter (Londër, 10 tetor 1930 – Londër, 24 dhjetor 2008), dramaturg dhe regjisor teatri anglez. Ka shkruar për teatër, radio, televizion dhe film. Punimet e tij të hershme shpesh lidhen me teatrin absurd. Është fitues i Çmimit “Nobel” për Letërsi për vitin 2005.)