9 Korrik, 2019 - 1:00 pm
Ansambli Gjilani pas paraqitjeve dhe sukseseve të njëpasnjëshme të kohëve të fundit, mori pjesë në natën finale në Festivalin e Këngës dhe Valles shqipe “Këngë Jeho 2019” në Strugë.
Ansambli është paraqitur me valle burimore nga treva shqiptare dhe kolazh vallesh kosovare nga grupi i valltarëve ne krye me valltarin e mirënjohur Rifat Idrizi, me këngë te përzgjedhura nga mjeshtri Murat Ismajli e aranzhimet e Burhan Azizi dhe orkestrës profesioniste, ku interpretuan këngëtarët me një bagazh te jashtëzakonshëm si Qemajl Musliu, Remzi Leka, Nazim Gagica, Adnan Leka, Diana Toska, Besiana Shkodra, Eronitë Qerimi, Meti Maloku dhe Nehat Ferati.
Në mesin e shumë ansambleve dhe grupeve artistike nga të gjithë trevat shqiptare, Ansambli Gjilani triumfoi duke ju falënderuar profesionalizmit dhe angazhimit maksimal te anëtarëve te cilët po bëjnë çdo gjë për ta ruajtur dhe avancuar traditën dhe vlerat kulturore ne përgjithësi.