18 Korrik, 2019 - 10:31 pm
Sarandë B. Rugova
Majlinda Kelmendi nga Kosova është xhudistja më e mirë në botë e cila për momentin është ambasadorja kryesore e vendit, përmes së cilës shumë vende të botës janë duke e njohur Kosovën, shkruan KultPlus.
Trajneri i saj Driton Toni Kuka sapo e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook, se Federata Botërore e Xhudos përkatësisht Presidenti Vizer ka vendosur që të punojë statujën e bronztë të xhudistes sonë, Majlinda Kelmendi.
Ky është postimi i tij i plotë:
‘Federata Botërore e Xhudos gjegjësisht Presidenti Vizer ka vendosur që për Majlindën të angazhoj artistët më të njohur në botë, për të punuar statujën e bronztë për Kampionen tonë Olimpike!
Çdo gjë do kryhet sa i përket anës financiare nga Federata Botërore,unë po kërkoj mendime të hapura ku të vendoset Statuja, ndonjë vend meritor në vendin tonë.Shpresoj që për Majlindën të ndahet një vend meritor dhe i duhur për kryeveprën që do vij nga New York së shpejti …’
Majlinda Kelmendi është shpallur dy herë kampione e botës me dy tituj evropian. / KultPlus.com