20 Korrik, 2019 - 10:24 pm
Klesta Qehaja është një nder talentet e veçanta e cila që nga fillimet e saj ka mahnitur publikun me zërin e saj. Disa vite më parë ishte fituesja e edicionit të 52-të të Festivalit për Fëmijë dhe përfaqësoi Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest 2016 në Maltë, shkruan KultPlus.
Ndërsa tani u shpall fituesja e çmimit të dytë në festivalin botëror të këngës dhe interpretimit (WCOPA – World Championchip of Performing Arts) në Los Angeles të Amerikës.
Këngëtarja e re, Klesta Qehaja në ketë festival ka qenë garuese në mesin e 2000 pjesëmarrësve nga e gjithë bota dhe triumfoi me medalje të argjendit. / KultPlus.com