30 Gusht, 2019 - 2:10 pm
Trajneri Driton Kuka edhe sot ka festuar, pasi nxënësja e tij ka fituar medaljen e Bronztë.
Loriana Kuka është bërë xhudistja e tretë që fiton Medaljen e Bronztë në Botërorin ‘Tokio 2019’, duke ju bashkuar Majlinda Kelmendit e Distria Krasniqit, transmeton koha.net.
Gjithë këto medalje të fituara nga nxënëset e tij, Kuka i quan një ëndërr, e sidomos medaljen e Lorianës, pasi është axha i saj.
“Tokyo sivjet po më çmend!
Tri medalje në Kampionat Botëror!
Po duket si ëndërr
Çfarë ndjenja po më sjell Lori sivjet
Medalja nga Kampionati Botëror për Kosovën për popullin Shqiptar por …
Familja është ajo e shenjta për mua dhe besoj për çdo Shqiptar
Medalja Botërore edhe në familjen Kuka!
Sa shumë jam krenar sot edhe si trener por edhe si Axha i Lorianes!
Kosova mbi të gjitha 🇽🇰🇦🇱🇽🇰🇦🇱
Top of Form“, ka shkruar Kuka në rrjete sociale. / KultPlus.com