Organizohet ‘Konferenca e IV-të Shkencore Ndërkombëtare për Gjuhësi, Letërsi dhe Edukim’

6 Shtator, 2019 - 3:30 pm

Konferenca e IV-të Shkencore Ndërkombëtare për Gjuhësi, Letërsi dhe Edukim (ICLLD 2019), e organizuar nga Kolegji AAB, Fakulteti i Gjuhës Angleze dhe Fakulteti i Shkencave Sociale, në partneritet me Universitetin Pedagogjik të Polonisë, Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe Universitetin “Shën Klementi” nga Maqedonia e Veriut, do të ketë hapjen solemne më datë 7 shtator në ora 10:30 në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB.

Konferenca Shkencore për Gjuhësi, Letërsi dhe Edukim ka krijuar tashmë një traditë në Kolegjin AAB për studiues vendorë e ndërkombëtarë dhe është e vetmja në Kosovë që trajton problematikat e linguistikës, letërsisë e edukimit. / KultPlus.com

Të ngjajshme