8 Shtator, 2019 - 3:37 pm
Sarajeva sot ka valuar flamujt e komunitetit LGBT.
Është mbajtur sot kësisoj Parada e parë e Krenarisë në Sarajevë, me rreth 3 mijë qytetarë që i janë bashkuar parakalimit në sheshin kryesor në qytet, sipas Balkan Insight.
Aktivistë të të drejtave të njeriut nga rajoni, përfshirë Kosovën, Serbinë e Maqedoninë, janë bashkuar poashtu në këtë ngjarje që zgjati rreth 2 orë.
Bosnia deri sot ka qenë i vetmi vend ish jugosllav që nuk e ka mbajtur ende Paradën.
Një ditë më herët, të shtunën është mbajtur një parakalim i organizatave që e kanë kundërshtuar këtë Paradë, duke mbrojtur kësisoj, sipas tyre, vlerat e familjes së shëndoshë dhe tradicionale.
Ende nuk dihet kur do të mbahet Parada e Krenarisë e komunitetit LGBT në Kosovë, e cila tradicionalisht është mbajtur me 10 tetor. Ky do të jetë viti i tretë që mbahet Paradë në Kosovë, ndërsa paraprakisht janë organizuar disa marshe. / KultPlus.com