Arta Prekadini me koncert solistik në Fayetteville të SHBA-së

13 Shtator, 2019 - 6:00 pm

Violinistja shqiptare Arta Prekadini sonte do të prezantohet me koncert solistik në Fayetteville të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan KultPlus.

Prekadini, në këtë mbrëmje të suksesit të saj nuk harron të falënderoje ata që e mbështetën në rrugëtimin e saj, sidomos në periudhën sa ishte pjesë e Filharmonisë së Kosovës.

Pos familjes, Prekadini ka potencuar ndihmën e Sihana Badivukut dhe Baki Jasharit.

“Falënderoj profesoreshën Sihana Badivuku. Nuk kam shpjegim,  e cila në shumë sakrifica më ka dhënë shumë nga ana e saj, faleminderit”, ka shkruar Prekadini, duke falënderuar Baki Jasharin për përkrahjen në Filharmoninë e Kosovës, e cila potencon se falë angazhimit të tyre, ajo sot po performon në shumë orkestra të ndryshme në Amerikë.

Arta Prekadini para audiencës amerikane do të prezantohet me programin: Cèsar Franck Sonata Violin A-Dur, Sèrenade Mélancolique, P.I.Tchaikovsky, Bela Bartok Vallet Rumune
piano : Amanda Virelles./KultPlus.com

Të ngjajshme