15 Shtator, 2019 - 11:14 pm
Shkruan: Eranda Bokshi
Jashtësia shpërndahet
Has tek e tuk në pengesa
Mirëpo t’gjitha i kam përzanë
Disa ikin vet
Sa jasht’
Sa jasht’e pa pikë ngazëllimi për me qenë ndryshe
Streha ime është skaji i botës
Gjithmonë jom t’u dashtë me ra
Ja dal
Diqysh, diqysh mos me m’rrshitë Kamba
Jeta ime është një ekuilibër i jashtëzakonshëm
Nën rotacionin e Venerës
Sa larg jam tashmë prej tyre
Dhe prej gjithҫkafit
Gjana t’panjohuna
E hapsina t’lame, t’harrume
Sillen përreth qenies time
Kurgjo mo nuk m’rrin aty
Asnjë fjalë njerëzore
Pa ligj
Një krijesë e vetme, e çuditshme, e egër
As unë nuk e kuptoj veten time.
KultPlus.com