1 Tetor, 2019 - 4:30 pm
Vlora Ademi
Si velë anijesh
udhëtuar erërave të
çmendura,
përplas ballin
në stuhi detrash
që përmbysin ëndrra
si sirena t’etura
për avantura
marinarësh,
histori mbetur
n’thellësi oqeanesh
për brigje t’pashkelura
nga këmbë e kusarëve,
që himn kanë
grabitjen
përmbush shpirtin
n’gjah,
për të peshuar arkat
e t’bëmave
si epitet lavdie
dhe ngatërrojnë
drejtim busullash
hartave t’grisura
nga prekje çengeli,
se ndryshe nuk dijnë
t’lundrojnë
me simfoninë e valëve
hartave të yjësive./KultPlus.com