3 Tetor, 2019 - 4:00 pm
A keni vënë re ndonjëherë se puthja në ballë është shumë më ndryshe, është më e fortë?
Epo, nëse ju ka ndodhur kjo do ta dini se është e pakrahasueshme, intensive dhe kaq depërtuese. Çfarë e bën kaq të fuqishme dhe si ndikon në ndjenjat tona?
A ka diçka që nuk e dimë në lidhje me domethënien e ballit tonë apo thjesht varet sipas personit? Le të fillojmë të gjejmë disa përgjigje.
Balli është në të vërtetë aty ku qëndron “syri i tretë”!
Kur puthesh në ballë, preket menjëherë syri i tretë. Është në të vërtetë shumë më tepër se sa duket në pamje të parë. Në një farë mënyre, po puthni shpirtin e personit tjetër.
Ju mund ta mbani dikë për dore, në krahë, por rrallë mund të prekesh nga dikush në ballë.
Ai është një pjesë e veçantë në trupin tuaj. Është një dritare përmes së cilës dikush arrin në shpirtin tuaj.
Për ata që janë të panjohur me konceptin e “syrit të tretë”, ai është një lidhje me veten e brendshme. Ai lidhet me gjendjen e vetëdijes më të lartë.
Syri i tretë është një reflektim i llojit të personit që jemi. Ai përcakton se sa jemi të vetëdijshëm shpirtërisht. Edhe pse është i padukshëm për syrin e zhveshur, ai banon drejtë e në mes të syve tanë.
Puthja e syrit të tretë
Syri i tretë është i vendosur midis vetullave. Në përgjithësi është qendra shpirtërore e përgjumur, por aktivizimi i tij ju jep njohuri, intuitë dhe ju lidh me qendrat tuaja më të larta.
Nëse me të vërtetë e doni dikë dhe kujdeseni për të, Puthja e syrit të tretë mund të jetë një përvojë e mrekullueshme për ju të dy.
Putheni në qendër të ballit mes vetullave, por përziejeni pak me një mendim dhembshurie dhe dashurie të sinqertë për atë person. Ajo aktivizon gjendrat pineale dhe hipofizike të atij personi që gjendet në këtë zonë.
Kjo do të sjellë një ndjenjë sigurie dhe mirëqenieje tek personi.
Duhet ta provoni atë me miqtë dhe anëtarët e familjes që i doni dhe për të cilët kujdeseni. Fuqia shëruese që sjell ajo është e pafund.
Është me të vërtetë një prekje hyjnore. Ajo është përmendur në shumë shkrime të lashta, por ju nuk keni pse të merrni për bazë fjalën e tyre.
Bëjeni atë kur të gjeni një mundësi. Sa më shumë që ta bëni, aq më shumë do t’i shihni rezultatet.
Çfarë ndodh kur puthesh në ballë?
Syri i tretë ju sjell në gjendjen e realizimit dhe ju ndiheni më të vetëdijshëm në brendësi. Kjo ndjesi zgjat më shumë se zakonisht dhe shndërrohet në një shprehje dashurie platonike.
Karakteristikat e gjendrës pineale ku mendohet se ndodhet syri i tretë janë të fshehta. Ajo prodhon melatoninë që rregullon ciklin e gjumit në trupin tonë. Ndërsa funksioni fiziologjik i gjëndrës pineale ka qenë i panjohur, traditat mistike e kanë njohur tashmë këtë pjesë të trurit si një portë për në botën shpirtërore.
Gjëndra përmban ujë dhe kristale që kanë vetitë piezoelektrike. Kjo e bën atë të aftë për piezokromizmin, një fenomen me virtytet e të cilit çdo ngjyrë mund të gjenerohet.
Prandaj këto kristale mund të jenë përgjegjëse për të na bërë që të shohim se çfarë ndodhet përtej gjendjes fizike dhe na lidhin me botën shpirtërore.
Ka të bëjë me Syrin, Pikën Zero, duke përqendruar ndërgjegjen tuaj dhe duke besuar atë që shikoni. Ju e bëni atë gjatë gjithë kohës dhe mund të mos e vini re ndryshimin ndërmjet mendimeve tuaja të brendshme dhe atyre me frekuenca më të larta.
Thuhet se Syri i Tretë ka një lente që hapet për të parë pas realitetit fizik, kështu që mund të doni ta lidhni me atë teori.
Një puthje në ballë furnizon gjëndrën pineale dhe është e favorshme për lirimin e melatoninës. Kjo tregon qartë se një puthje e natës së mirë mund të jetë shumë e dobishme për të bërë një gjumë të mirë e të rehatshëm.
Përfitimet e të puthurit në ballë shkojnë përtej imagjinatës sonë!
Mund të shkaktojë ndjenjën e të qenit i sigurt dhe i shëndetshëm, gjë që në thelb është ajo që kërkon mendja jonë gjatë gjithë kohës.
Mos i kurseni këto puthje me fuqi magjike! / KultPlus.com