8 Tetor, 2019 - 3:00 pm
Britt Ekland është aktore dhe këngëtare suedeze, e cila ka arritur famë të madhe me filmat e saj përgjatë viteve ’60 dhe ’70, shkruan KultPlus.
Ajo u shfaq në filma si ‘The night they raiding minsky”, ku Ekland arrin të bëhet seks simbol.
Britt luajti edhe në serialin popullor “Superboy”, e po ashtu botoi edhe një libër ku flitet për bukurinë dhe fitnesin “Sensual Beauty: How to Achieve it” në vitin 1984.
Gjatë karrierës së saj, Britt ka pasur mjaft afera me yje të skenës, dhe të muzikës rok duke përfshirë edhe Rod Stewart-in, si dhe frontmenin e rok bendit “La guns”, Phil Lewis.
Në vitet ’70 ajo ishte një nga personazhet më të famshme dhe më të përfolura në mbarë botën. Më vonë në vitet ’80 kur u botua autobiografia e saj, ajo u shit në mënyrë të jashtëzakonshme.
Si seks simbol dhe aktore mjaft e suksesshme ajo njihet për një jetë interesante, përfshirë shumë afera, lidhje dashurie e divorce. KultPlus sjellë për ju një nga thëniet e saj interesante në lidhje me burrat:
“Kur kam thënë se nuk fle me burra të martuar, ideja ka qenë se nuk fle me burra që janë të martuar e të lumtur” /KultPlus.com