17 Tetor, 2019 - 12:10 pm
Ambasada e Francës në Kosovë do ta dekorojë sot Nerimane Kamberin për kontributin e saj të madh në përhapjen e gjuhës frënge në Kosovë, shkruan KultPlus.
Në këtë ceremoni që do të filloj nga ora 18 e 30, do të jetë pjesëmarrëse shkëlqesia e saj, Ambasadorja e Francës Marie-Christine Butel e cila do ta dekorojë Kamberin.
Nëpërmes kësaj dekorate, Republika e Francës njeh kontributin e madh të Kamberit, e cila gjatë karrierës së saj profesionale dhe kontribut të çmuar për ta përhapur gjuhën frënge në Kosovë.
Ceremonia do të mbahet në Rezidencën e Francës. /KultPlus.com