Shahini: Të fuqizohet edukimi seksual në shkolla

17 Tetor, 2019 - 2:00 pm

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini në ”Konferencën rajonale për fuqizimin e edukimit seksual, brenda dhe jashtë shkolle”, organizuar në Tiranë nga zyra e UNFPA në Shqipëri, nënvizoi se UNFPA e ka shpallur Shqipërinë lider në rajon për përfshirjen e edukimit shëndetësor dhe seksual në shkollë.

”Më shumë informacion do të thotë më shumë kujdes për shëndetin e të rinjve”. Gjithsesi, ministrja theksoi gjithashtu se puna që po bëhet nëpër shkolla është e pamjaftueshme nëse vetë media nuk është një partner i duhur në edukimin e të rinjve. ”Nuk mjafton puna që po bëjmë në shkolla nëse fëmijët janë të ekspozuar ndaj medias mizogjene që për rritje të shikueshmërisë dhe klikimeve e objektifikon gruan dhe vajzën, si dhe mbi-ekspozon detaje të abuzimeve kur raporton mbi to”.

Sipas asaj, përveç cënimit të privatësisë së viktimave që mediat bëjnë kur raportojnë mbi abuzimet, ato dërgojnë edhe mesazhe të gabuara për të rinjtë që kanë nevojë për modele të mira të bashkëveprimit social. Ministrja shpreson që media të bëhet partner edukimi për të rinjtë. /KultPlus.com

Të ngjajshme