18 Tetor, 2019 - 3:30 pm
Imazhi i paharrueshëm i një vajze nëntë vjeçare duke vrapuar lakuriq për të shpëtuar nga një sulm napalmi gjatë luftës në Vietnam, është votuar si imazhi më i fuqishëm i historisë në 50 vitet e fundit në një studim të ri, transmeton Shqip shkrimin e Daily Mail.
Fotografia e tmerrshme e vitit 1972, e marrë nga fotografi Nick Ut i Kim Phuc, u botua në të gjithë botën dhe besohet se ka ndihmuar në përfundimin e konfliktit në Vietnam.
Ajo u zgjodh nga 37 për qind e votuesve britanikë në një studim të ri si imazhi i lajmeve më të goditura të pesë dekadave të fundit.
Në vend të dytë të kësaj liste renditet imazhi i dhimbshëm që shokoi gjithë botën 4 vjet më parë, ku shihet trevjeçari sirian Aylan Kurdi, i pajetë në brigjet e Turqisë pasi varka ku udhëtonte si emigrantë bashkë me prindërit u përmbys pa arritur dot në destinacion.
Një vajze nëntë vjeçare duke vrapuar lakuriq për të shpëtuar nga një sulm napalmi gjatë luftës në Vietnam, 1972
Një burrë kinez duke qëndruar i vetëm për të bllokuar një varg tankesh në Bulevardin Cangan të Pekinit në Sheshin Tiananmen më 5 qershor 1989. Burri, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës së fundit dhe gjakderdhjes kundër demonstruesve pro-demokracisë, u tërhoq nga kalimtarët dhe tanket vazhduan rrugën e tyre.
Vogëlushi sirian Aylan Kurdi, i pajetë në brigjet e Turqisë pasi varka ku udhëtonte si emigrantë bashkë me prindërit u përmbys pa arritur dot në destinacion
Nelson Mandela dhe gruaja Winnie, ecin krah për krah, pas lirimit të tij nga burgu Victor, Cape Town. Ai u la i lirë në 11 shkurt 1990 pas 27 vjetësh në paraburgim
Paul Dadge (djathtas) duke ndihmuar pasagjeren e lënduar Davinia Turrell për t’u larguar nga stacioni i metrosë Edgware Road në Londër pas një shpërthimi në 7 korrik 2005.
Imazhi i Myra Hindley, vrasësja gjakftohtë e cila bashkë me partnerin Ian Brady, dhunuan seksualisht dhe vranë pesë fëmijë në Manchester, mes 1963 dhe 1965.
Një i burgosur i paidentifikuar në burgun Abu Ghraib, Irak, 2003
Një anëtar i grupit Arab të komandove të cilët morën peng anëtarët e ekipit olimpik izraelit në fshatin olimpik të Mynihut, duke vrarë 11 prej tyre në vitin 1972
Princi Charles duke puthur nusen e tij të re, Diana Spencer, në ballkonin e Pallatit Buckingham në Londër, pas dasmës së tyre më 29 korrik 1981.
Presidenti amerikan Ronald Reagan ngre krahun e tij të majtë ndërsa u qëllua nga një sulmues kur u largua nga hoteli Hilton Washington në 30 Mars 1981, pasi mbajti një fjalim në një grup pune.
Buzz Aldrin shihet duke ecur në sipërfaqen e Hënës në vitin 1969. Në mëngjesin e 16 korrikut, astronautët e Apollo 11, Neil Armstrong, Aldrin dhe Michael Collins u ulën në Saturn V në Launch Complex 39A. / KultPlus.com