19 Tetor, 2019 - 1:00 pm
Poezi nga Donart Rexhbogaj
(In Memoriam)
A ke gjumë n’at terrinë t’dheut Ernë?
A mërdhinë ato t’njomat duer?
Qysh i lidh kjo vjeshtë gërshetat tua?
Qysh ban udhë gjethi n’brishtësinë tande?
Ernë bijë e Erës
A ka sy njeriu aj dhé?
Ernë bijë e Erës
A i tremb ernat, emni yt? /KultPlus.com