28 Tetor, 2019 - 9:20 am
Ministri i Shtetit dhe Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, ka njoftuar se dy kandidatë shqiptarë do të jenë pjesë e zgjedhjeve lokale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan KultPlus.com
“Më datë 5 nëntor në SHBA mbahen zgjedhjet lokale. Mes kandidatëve për këshillat bashkiakë, janë edhe kandidatë shqiptarë Visar Tasimi dhe Jetlir Kulla.
Tasimi, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, ka lindur në SHBA dhe kandidon për herë të parë në këshillin bashkiak të Naugatuck, në Conecticut. Ndërsa Kulla ka shkuar fëmijë në SHBA dhe kandidon për mandatin e tretë në këshillin bashkiak të qytetit Waterbury. Ai shprehet krenar për këtë arritje dhe përfaqësimin në këshill, ndërsa Visari shpreson shumë në angazhim më të madh të rinisë në qeverisjen lokale”, ka shkruar Majko në Facebook.