Ngjarje sikur të Astrit Deharit kishte edhe gjyshi i tij

1 Nëntor, 2019 - 11:37 pm

Avni Dehari, babai i Astrit Deharit, rrëfen se si babi i tij u zhduk në burg kur ai ishte vetëm 2 vjeçar. Ai rrëfen një ngjarje tragjike se si pushteti i atëhershëm ia burgosi babain i cili nuk u kthye më asnjëherë i gjallë, transmeton KultPlus.

“Dy vjet kur i kam pasur si fëmijë babin tim e kanë arrestuar dhe nuk e dimë më çfarë ka ndodhur me të”, tregon Dehari.
”Unë jam rrit pa babë, vëllau im ka lindur 6 muaj pasi është mbyllur babai në burg” rrëfen Dehari.

Kujtojmë se të njëjtin fat si të gjyshit të tij e kishte edhe Astrit Deharit i cilu u arrestua nën akuzën për terrorizëm dhe më pas vdiq në burg nën rrethana ende të paqarta./insajderi.com/ KultPlus.com

Të ngjajshme