2 Nëntor, 2019 - 11:27 pm
Nostalgjia mund të ketë dsia dykuptimësi dhe shfaqet në situata të ndryshme dhe në forma të ndryshme. Tiparet dalluese të saj janë:
Nostalgjia është një ndjenjë: Ky tipar është i dukshëm, megjithatë, ne shpesh e përdorim fjalën “ndjenjë” duke e shtrembëruar kuptimin e saj origjinal. Ndjenja është përjetim personal që përcillet me emocione. Me fjalë tjera është një mbresë e lehtë dhe e shkurtër. Poashtu nostalgjia mund të ruhet.
Është e njohur për të gjithë: Nostalgjia na përcjell të gjithëve pavarësisht nga mosha, gjinia, kultura, etj. Shumica prej nesh kemi lënë pas momente të jetës të cilat herë pas here i kujtojmë me dashuri dhe iluzione.
Disa njerëz janë më të prirur për nostalgji: Ndoshta ne jemi ata që synojmë të shohim në të ardhmen, ose jemi nga ata që dëshirojmë që ti ruajmë lodrat nga fëmijëria dhe duam që gjërat të mbeten të njejta. Njerëzit janë të ndryshëm dhe nostalgjia varet edhe nga personaliteti jonë dhe mënyra se si e shohim jetën.
Idealizimi i objektit të nostalgjisë: Shpesh themi se “kohët e shkuara ishin më të mirë”, dhe ky mendim apo ndjenjë është prirje e jona që të kujtojmë vetëm anët pozitive të së kaluarës. Kujtesa(memory) na mbron neve duke i ruajtur vetëm kujtimet pozitive dhe duke i lënë në harresë ato negative. Kjo veprimtari e kujtesës në një anë është pozitive sepse por ka edhe anët negative sepse duke I harruar anët negative të së kaluarës, na pamundëson që të përmisojmë edhe gabimet që I kemi bërë.
Shkaktarë të ndryshëm: Shumë gjëra mund ta shakaktojnë nostalgjinë, për shembull, aroma e parfumit të gjyshit tënd, apo një ëmbëlsirë nga fëmijëria, një këngë që lidhet me një moment intim, etj. Shqisat tona bëjnë të mundur që të ri-jetojmë lidhjet(asocimet) e kaluara të trurit.
Nostalgjia na ndihmon të rritemi personalisht: Kujtimet shpesh shërbejnë si udhërëfyese në jetë. Duke i kujtuar momentet e lumtura nga e kaluara ne ndjehemi mirë madje edhe në të tashmen. Është ndjenjë e mirë kur e kujtojmë se sa me fat kemi qenë, të dimë se çfarë duam dhe të veprojmë drejt atij qëllimi. Nostalgjia na ndihmon ta njohi vetveten më thellë, na e shton vetbesimin, na mbron nga vetmia dhe na jep fuqi për ti përballuar sfidat e reja. Çelësi i suksesit është të dimë si ta përdorim këtë ndjenjë. Vlerësimi i momenteve pozitive nga e kaluara është pjesë e rëndësishme e mirëqenies tonë.
Nostalgjia është ndjenjë që manifestohet edhe në dimensione artistike: Nostalgjia shpesh na inspiron për të bërë gjëra të mëdha si në fushën e muzikës, pikturës, letërsisë, etj. / KultPlus.com
Autore: Ainhoa Arranz Aldana
Përktheu: Ardian Batusha