Në Macondon e famshme të Gabriel García Márquez-it, fshatin mitik të “Njëqind vjet vetmi”

3 Nëntor, 2019 - 10:00 am

“Njëqind vjet vetmi” të Gabriel García Márquez, është një nga veprat më të mëdha të letërsisë botërore. Botuar në Spanjë në 1967, libri ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në mbarë botën dhe është përkthyer në mbi 27 gjuhë të ndryshme.

Kjo vepër paraqet zbulimin më të madh të stilit postmodern të të shkruarit. Romani arriti gjithashtu sukses tregtar kur u bë libri i dytë më i shitur në tërë historinë e letërsisë, menjëherë pas Don Kishotit.

“Njëqind vjet vetmi” është vepra më e njohur e Marquez, mbi të cilën ai punoi plot 15 muaj pa ndërprerje, duke u veçuar nga pjesa tjetër e botës, në dhomën e tij së bashku me çarçafë letrash dhe cigaresh.

Romani në mënyrë kronologjike gjurmon familjen Buendía dhe historinë e fshatit mitik të Macondos.

Gazetari Gideon Lasco vizitoi Aracatac-un në Kolumbi, vendlindjen e Marquez-it, dhe ku ai vendosi subjektin e veprës së tij më të madhe.

“Edhe kur isha në autobus, unë njoha të gjitha ato skena të çuditshme: ligatinat e pafundme dhe plantacionet e bananeve, të cilat përfaqësojnë peizazhin përmes të cilit familja Buendia përshkoi me miqtë deri sa ata u vendosën Macondo në ‘Njëqind vjet vetmi’”, shkruan Lasco.

“Ndërsa iu afruam qytetit, ecëm përgjatë një lumi që menjëherë e njoha si ‘një lumë me ujë të pastër që rridhte përgjatë një shtrati me gurë të lëmuar, i cili ishte i bardhë dhe i madh, si vezët parahistorike’ në brigjet e të cilit ishte ndërtuar Macondo. Çatitë prej kallami, bajame, madje edhe fluturat e verdha… E dija se kisha mbërritur më në fund në destinacionin tim të ëndrrave”, shkruan Lasco.

Shtëpia origjinale e Marquez nuk është më atje, por tani është një kopje e shtëpisë që strehon një muze ku ngjallen të gjithë personazhet nga romanet me personazhe madhështore, nga Ursula e paharrueshme deri tek koloneli misterioz Aurelian Buendi.

“Macondo nuk është një vend por një gjendje e e mendjes që lejon një person të shohë atë që dëshiron dhe si kërkon të shohë”, thekson Lasco. /tesheshi/ KultPlus.com

Të ngjajshme