6 Nëntor, 2019 - 3:50 pm
Sipas një studim global rezulton se holandezët janë anglishtfolësit më të aftë në Europë. Anglishtja flitet gjerësisht në të gjithë botën, duke u renditur e treta pas gjuhës kineze dhe spanjishtes. Mbi një miliard njerëz e flasin atë si gjuhë të parë ose e dytë, sipas Education First.
Kjo kompani përdori një test të zotërimit të gjuhës online për të renditur vendet ku anglishtja nuk është gjuha më e folur. U testuan rreth 2.3 milionë njerëz në të gjithë botën.
Sipas studimit aftësitë e anglishtfolësve po rriten dukshëm. Franca përmirësoi pozicionin e saj në raportin e këtij viti, por Spanja dhe Italia ishin në fund të renditjes për BE-në.
Nga katër ekonomitë më të mëdha të Eurozonës, vetëm Gjermania “flet mirë anglisht”. Sidoqoftë, ata që u testuan ishin “të vetëpërzgjedhur” pasi ishin njerëz të interesuar të mësonin anglisht ose kuriozë për aftësitë e tyre gjuhësore.
I gjithë formati ishte online dhe testoi aftësi leximi dhe dëgjimi. /KultPlus.com