11 Nëntor, 2019 - 11:30 am
Është një qytet në Rumani që shumë njerëz do t’i bëjë të qeshin – përveç banorëve të tij.
Qyteti quhet Caracal dhe është i famshëm për shumë gjëra qesharake, si dhe burim i pashtershëm i shakave, transmeton Koha.net.
Më poshtë, ueb-faqja “romaniaexperience” ka sjellë disa prej emërtimeve qesharake që mund t’i gjeni në këtë qytet:
– Ora në stacionin hekurudhor përdor numra gabim romak për numrin 4 (në vend të numrit IV, aty e gjeni IIII). Mund ta shihni foton më poshtë:
– Kulla e vrojtimit të zjarreve gjendet në qytetin e djegur.
– Dera kryesore e stacionit policor është vjedhur.
– Varrezat gjendet në rrugën “Ringjallja”.
– Burgu gjendej në rrugën “Liria” (zyrtarisht e quajtur “Rruga Iancu Jianu”, por nga banorët lokalë është quajtur vazhdimisht si “Liria” apo “Liberty”).
– Ata kanë një shkollë që quhet Shkolla Numër 2.
Faqja thekson se disa prej gjërave të mësipërme kanë hyrë në kulturën e popullit dhe konsiderohen se janë në rregull nga shumë rumunë. / KultPlus.com