20 Nëntor, 2019 - 10:30 am
Edhe pse nuk ka bujën e Eurovisionit të madh, Eurosongu për fëmijë gjithashtu ka shikueshmërinë dhe fansat e vegjël në të gjithë botën por më së shumti në Europë. Këtë vit Shqipëria përfaqësohet nga Isea Çili, me këngën ”Mikja ime fëmijëri”, një këngë pop-baladë.
Prova e parë e së voglës nga Shqipëria, i magjepsi të gjithë, pasi dhuroi një performancë të fuqishme. ”Me një sfond galaktik i cili u kthye në imazhe shumëngjyrëshe të shiut dhe ujit, që përfaqësojnë kujtimet e fëmijërisë së cilës i është kushtuar kënga”,-shkruan faqja zyrtare e festivalit.
Kompozitor i këngës është Saimir Çili dhe poezia e Jorgo Papingjit. Kjo është hera e gjashtë që Shqipëria merr pjesë në këtë aktivitet ndërkombëtar muzikor për fëmijë. /KultPlus.com