20 Nëntor, 2019 - 11:30 am
Fitore Berisha, artistja e cila njihet për stilin e saj të veçantë, po vjen me një ekspozitë të radhës, shkruan KultPlus.
Ekspozita do të hapet nesër në ora 10:30 në Raiffaisen Gallery në Albi Mall.
Raiffeisen Gallery në Albi Mall po rikthehet pas një pauzë me artistë dhe ekspozita të reja.
Fitore Berisha ka lindur në vitin 1971 në Prishtinë. Studioi në Akademinë e Arteve – dega pikturë. Në vitin 2003 e themeloi organizatën Mural Art Group (MAG) ku me ekipin e saj krijuan disa murale në qendër, poashtu projekte tjera të financuara. Qëllimi i organizatës ka qenë të punojë me artistë të cilët janë të inspiruar ta zbukurojnë qytetin e Prishtinës dhe të inspirojnë qytetet tjera.
Fitore Berisha në 2006 është shpërngulur në Islandë në kryeqytetin Reykjavik ku ajo jetoi 10 vite dhe krijimtaria e saj ka vazhduar në pikturë, teatër, vallëzim. Prej disa muajsh është kthyer në vendlindje dhe ka hapur një artstudio dhe vazhdon të merret me murale, graffiti, pikturë. / KultPlus.com