Bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Francës për specializimin e restauratorëve të rinj

23 Nëntor, 2019 - 11:30 am

Ministrja e Kulturës Elva Margariti gjatë qëndrimit të saj në Paris ka zhvilluar një takim Drejtorin e Programeve Kulturore Luc Bouniol-Laffont, në muzeun Orsay.

Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi në fushën e specializimit të restauratorëve të rinj si dhe organizmet e workshopeve për të sjellë në Tiranë eksperiencën më të mirë në fushën e muzeologjisë.

“Nga një stacion treni, në një prej muzeve më të jashtëzakonshëm të artit pamor, ku “strehohen” impresionistë e post impresionistë, si Monet, Manet, Renoir, Van Gogh, Gauguin, Degas etj. Gjatë qëndrimit në Paris, pata kënaqësinë të takoj Drejtorin e Programeve Kulturore, në Musée d’Orsay, Luc Bouniol-Laffont, njohës dhe dashamirës i Shqipërisë”, shprehet ministrja Margariti. /KultPlus.com

Të ngjajshme