12 Dhjetor, 2019 - 9:44 am
Këngët pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSH janë publikuar para disa ditësh dhe menjëherë pas publikimit publiku ka vërshuar që t’i dëgjoj ato. Por, kënga e Elvana Gjatës ka thyer rekord të klikimeve, shkruan KultPlus.
“Me tana”, ka marr mbi 1 milion shikime në YouTube për pak ditë, diçka që deri tani nuk ka ndodhur me asnjë këngë pjesëmarrëse në këtë festival para pjesëmarrjes në Eurovision.
Tekstin dhe muzikën e kësaj kënge Elvana i ka krijuar vetë.
Fituesi i këtij festivali shkon automatikisht në Eurovizion.
Në këtë festival po marrin pjesë edhe artistë të shquar si: Tiri Gjoci, Arilena Ara, Eli Fara, Era Rusi, Bojken Lako e të tjerë. / KultPlus.com