8 Janar, 2020 - 7:00 pm
Mësimdhënia është njëra nga misionet më të vështira. Ajo nuk është profesion. Ajo është një proces i cili planifikohet, drejtohet, organizohet nga mësimdhënësi sipas stileve të të nxënit dhe me pjesëmarrjen aktive të nxënësve, ku përvetësohen njohuri, përdoren metoda, teknika ndërvepruese, zhvillohen aftësitë, shkathtësitë, formohen shprehitë si dhe ndodhë formimi tërësor i përsonalitetit të nxënësve, shkruan KultPlus.com
Betimi i Mësuesit:
Do ta kryej detyrimin tim me ndërgjegjje dhe krenari.
Nxënësit e mi nuk do të jenë vetëm nxënës por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do të harroj që, për fatin e tyre, edhe vetë mbaj një pjesë të përgjegjësisë.
Do ta mbroj, me të gjitha mjetet ekzistuese, nderin e profesionit të arsimtarit.
Kolegët e mi çdo herë do të jenë edhe miqtë e mi.
Në bashkëpunim me ta do të përpiqem që vazhdimisht ta përkryej veprimtarinë e shkollës në kuptimin efikas të njohjes të të gjitha të drejtave në edukimin dhe barazinë sociale në arsim.
Këtë betim solemn e jap plotësisht në mënyrë të lirë dhe me nder./KultPlus.com