29 Janar, 2020 - 2:27 pm
Aktorja Evan Rachel Wood ka marrë komente pafund pasi e quajti basketbollistin Kobe Bryant “përdhunues”, vetëm disa orë pas vdekjes së tij.
“Ai ishte një hero në sport. Ai ishte gjithashtu një përdhunues”, shkruante aktorja 32-vjeçare e serialit të njohur “Westworld ”në Twitter të dielën.
‘Dhe të gjitha këto të vërteta mund të ekzistojnë njëkohësisht”, vijon ajo, pak pasi u dha lajmi për vdekjen e legjendës së basketbollit në një aksident me helikopter, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna, dhe shtatë persona të tjerë.
Postimi i saj shkaktoi një zemërim të menjëhershëm, duke theksuar se legjenda nuk u ndoq asnjëherë penalisht në lidhje me akuzat e sulmit seksual të bëra ndaj tij pothuajse 17 vjet më parë nga një punonjëse 19-vjeçare në një hotel në Colorado.
Aktorja tjetër, Kyla Pratt i shkroi Wood-it se ajo ka “admiruar” punën e saj, si “në kamera ashtu edhe jashtë saj”, por ajo vijonte: “Por ky postim? Si guxon?”.
Kobe Bryant dhe avokatja e tij gjatë çështjes së sulmit seksual
Wood u përpoq të qetësonte situatën të hënën, duke kërkuar “mirësi dhe respekt për të gjithë”.
“Të dashur, ky nuk ishte një dënim apo festë. Ishte një kujtesë që të gjithë do të kenë ndjenja të ndryshme dhe ka vend për të gjithë që të pikëllohemi së bashku në vend që të zihemi”, shkroi ajo, duke thënë se “të gjithë kanë dalë të humbur”. /KultPlus.com