21 Shkurt, 2020 - 5:19 pm
Për nder të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në Konsullatën e Përgjithshme në New York, është mbajtur një festë e organizuar nga Teuta Sahatqija, shefe në këtë konsullatë, transmeton KultPlus.
Derisa të pranishëm ishin ambasadorë e konsuj, ajo se çka ra në sy më së shumti ishte se si zgjodhën që të festojnë këtë përvjetor të pavarësisë.
Gazeta Express ka publikuar disa pamje ku shihen të ftuarit duke vallëzuar me këngën “Hajde luj qyqek”. / KultPlus.com