Anulohet ngjarja më e rëndësishme në botën e modës “Met Gala”

17 Mars, 2020 - 11:23 am

Redaktorët e revistës “Vogue” e cila është përgjegjëse për organizimin e gala mbrëmjes së përvitshme “Met Gala”, kanë bërë të ditur të hënën se edicioni i sivjetmë i kësaj ngjarjeje nuk do të mbahet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Edhe Muzeu Metropolitan i Artit në New York, ku tradicionalisht mbahet “Met Gala”, është mbyllur javën e kaluar, transmeton Koha.

Edhe pse kjo është një prej ngjarjeve më të shumëpritura nga publiku mbarë botërorë, e veçanërisht adhuruesit e modës, “Met Gala” është shtyrë deri në datë të pacaktuar ose ka mundësi që sivjet të mos mbahet fare, në rast se vazhdon rreziku i përhapjes së koronavorusit.

Sipas një emaili dërguar stafit të “Met Gala”, thuhej se muzeu do t’i ndjekë këshillat e qendrave për kontrollin e sëmundjeve, të cilët rekomandojnë që ngjarjet me më shumë se 50 persona të anulohen të paktën në këta dy muajt e ardhshëm.

Yje të shumtë të showbizit pritej të parakalonin mbi qilimin e kuq të shtruar për këtë ngjarje, e cila sivjet organizohej me temën “Çështje kohe: Moda dhe kohëzgjatja e saj”. / KultPlus.com

Të ngjajshme