17 Mars, 2020 - 5:20 pm
Situata në vend duket se ka tensionuar Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, i cili përmes një postimi shpreh frustrimin e tyre me vizitat e politikanëve por jo edhe me mbështetjen adekuate në trajtimin e problemit, shkruan KultPlus.com
Kritika i është drejtuar deputetit Pal Lekajt si dhe deputetes Teuta Haxhiu, vizita e të cilëve ka ngjallur reagimin e spitalit në fjalë.
Këtu keni statusin e tyre të plotë:
“Të nderuar politikanë,
Jemi në situatë emergjente për shëndetin publik në nivel kombëtar, si rrjedhojë
e kësaj apeloj të klasa politike të qëndrojnë sa më larg Institucioneve
Shëndetësorë. Kemi nevojë për maska, mantilla, dezificent për duar, NUK kemi
nevojë për vizitat tuaja boshe, mos ejani në institucione shëndetësorë për
foto, mos na shpenzoni maska apo mantilla kot, respektojeni ligjin e
emergjencave.
Zyra për informim
Spitali i Përgjithshëm Gjakovë”