18 Prill, 2020 - 2:22 pm
Gazetarja dhe këngëtarja e njohur kosovare, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë, sot u përcjell për në banesën e saj të fundit, shkruan KultPlus.
Si pasojë e pandemisë që ka kapluar edhe shtetin tonë, u pamundësua që këngëtarja të përcillej nga shumë njerëz.
Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, e cila përpos familjarëve të së ndjerës, ishte e vetmja e pranishme.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Dumoshit.
‘Sapo i dhamë lamtumirën e fundit Violeta Rexhepagiqit.
Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishte familja e ngushtë e saj dhe unë si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Violetën do ta kujtojmë përherë, të dashur, të qeshur e përjetë të gjallë në kujtimet tona.
U prehsh në dritën tënde, Violetë!” / KultPlus.com