Artet e çmuara që vodhën nazistët prej hebrenjve, për herë të parë u zbuluan për publikun (FOTO)

3 Nëntor, 2017 - 2:01 pm

Grumbullimi i veprave të çmuara artistike të mbledhura nga një tregtar nazist janë mbajtur në fshehtësi nga djali i tij, ndërsa këtë të enjte janë shfaqur për publikun për herë të parë, shkruan The Telegrahp, përcjellë KultPlus.

Pikturat nga Monet, Renoir, Cezanne dhe Otto Dix janë midis qindra veprave të fshehura në shtëpinë e Cornelius Gurlitt që janë shfaqur në dy ekspozita ne të njëjtën kohë, në kryeqytetin zviceran Bern dhe në qytetin gjerman të Bonit.

Besohet se shumë prej këtyre veprave nazistët i kanë plaçkitur nga pronarët e ligjshëm hebrenj. Ndërsa vepra të tjerë u konfiskuan si “art i degjeneruar” , vepra moderne që Hitleri nuk i aprovoi.
Të dy ekspozitat në Kunstmuseum të Bernit dhe në sallën e ekspozitës Bundeskunsthalle të Bonit, pritet të tërheqin dashamirët e artit nga e gjithë bota,përcjellë KultPlus.

Switzerland Art Trove

Por ekspozitat janë më shumë sesa thjesht shfaqja e rrallë e veprave të artit, sipas Rein Wolfs dhe Nina Zimmer, drejtorët e dy muzeve. Ato vepra kanë për qëllim “të tregojnë respekt për viktimat e vjedhjes së artit nacionalist- socialist, si dhe për artistët të cilët u keqtrajtuan dhe u përndoqën nga regjimi si “ të degjeneruar”, shkruan në katalogun e ekspozitës.
Switzerland Art Trove

Ndërsa qindra vepra në koleksion dyshohet se janë vjedhur nga nazistët, vetëm gjashtë deri tani janë identifikuar si të plaçkitura ndërsa vetëm katër u kthyen tek pronarët e tyre të ligjshëm./ KultPlus.com

Të ngjajshme