12 Maj, 2020 - 10:10 am
llixhat e Treganit janë një ndër destinacionet turistike të Elbasanit, të cilat tërheqin shumë vizitorë.
Me ftesën për të pushuar në destinacionet vendase, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla promovoi sot llixhat e Treganit, të cilat njihen edhe për efektet e tyre kurative.
“Mirëmëngjes. Ju ftoj të vizitoni Treganin në Elbasan, ujërat termale të së cilës kanë vlera të larta terapeutike ku dhe trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, stomakut, lëkurës. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera për trajtime kozmetike dhe janë shfrytëzuar që nga periudha e lashtë romake”, tha Balla.
Ai u bëri apel shqiptarëve që të pushojnë në Shqipëri dhe të blejnë dhe konsumojnë mallra “Made in Albania”.
Tregani njihet me Llixhat të cilat janë burime të njohura dhe të përdorura që nga koha e periudhës romake. Kjo zonë njihet jo vetëm nga pikëpamja turistike por edhe kurative./ATSH/ KultPlus.com