Noli, fragment nga “Qeveria e zerove me xhufkë”

15 Maj, 2020 - 7:30 pm

[H]idhërohem me mentalitetin e rrezikshëm të shumicës e të kabinetit, të cilët i kujtojnë si armiq të gjithë kundërshtarët e tyre. Në vazhdofshim me këtë mentalitet, atëherë do ta quani për detyrë t’i shtypni e t’i shfarosni kundërshtarët si armiq e t’i ndaloni me armë të marrin fuqinë e qeverisë në dorë. Përfundimi do të jetë që asnjë parti do të mos jetë e mundur të rrëzohet nga fuqija pa kryengritje dhe gjakdërdhje. (…)

Bisedimi i rreptë që u bë një orë më parë për një pushim të shkurtër sa për të ngrënë bukë, na tregoi një aspekt komiko-tragjik të shumicës. Meqenëse pakica ngulte këmbë që ka uri, vetëm për të kundërshtuar pakicën, shumica deklaronte solemnisht që s’kish uri e që mund të rrinte këtu tërë natën pa ngrënë. Që shumica s’kish të drejtë e që gënjente veten, u provua në restorant, ku të parët që u vërvitën për të ngrënë ishin deputetët e shumicës. /KultPlus.com

Të ngjajshme