22 Qershor, 2020 - 5:30 pm
Për të nëntin vit me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës vazhdon të jetë prezent në tregun madh të filmit në botë ‘Marche Du Film’ të festivalit të Kanës i cili pëshkak të pandemisë këtë vit do të ndodh në formatin virtual online përshkak të pandemisë Covid-19, shkruan KultPlus.
QKK-ja do te jetë prezente me hapësirën e saj virtuale në datat e tregut nga 22 deri 26 qershor dhe do të promovoj filmat e fundit Kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, gjithashtu do të ketë takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të mëdha ndërkombëtare dhe producent e distributor të ndryshëm.
Në këtë kontekst ky treg është me i qasshëm për profesionistët e interesuar të filmit përshkak që mund të shfrytëzohen mundësite për krijim kontaktesh, marrëveshje, shfaqje filmash e takime, pa bërë shpenzime të udhetimit dhe akomodimit.
Tregu virtual është me dhoma dhoma virtuale online për takime me agjent të shitjes, pavilione virtuale per institutcionet dhe fondet filmit, video takime, shfaqje online të verzioneve të filmave në prodhim, dhe konferenca të organizuara në hapësira virtuale. /KultPlus.com