13 Nëntor, 2017 - 12:08 pm
Këngëtarja nga Kosova, tashmë me famë botërore, Dua Lipa, mbrëmë ka marrë çmimin “Këngëtarja më e mirë e re” në ceremoninë MTV EMAs 2017-të, shkruan KultPlus.
Urimet për Duan nuk kanë munguar, ku ndër ta është edhe urimi nga kryetari i Londrës Sadiq Khan, i cili ka thënë që qyteti i Londrës ka disa prej talenteve më të mëdhenj të muzikës në botë.
“Qyteti ynë i ka disa prej talenteve më të mëdha të muzikës botërore. Është gjë e bukur të shohësh londinezen Dua Lipa duke e fituar çmimin për Artisten e re më të mirë në “MTV EMA”, ka shkruar Khan në Twitter.
Këtë ceremoni të madhe të muzikës e udhëhoqi këngëtarja tjetër nga Kosova Rita Ora ndërsa me çmim doli edhe këngëtari shqiptar Ermal Meta./ KultPlus.com
Our city has some of the best music talent in the world. Great to see Londoner @DUALIPA picking up the award for Best New Act tonight at the #MTVEMA #LondonIsOpen pic.twitter.com/rXhsHlTY74
— Mayor of London (@MayorofLondon) November 12, 2017