9 Gusht, 2020 - 12:28 am
Nezir Kraki
S’jam normal thash dhe s’du me qenë,
Se n’normalitet pasion nuk gjen,
S’gjen as imagjinatë, s’gjen as çmendi,
Madje aty s’gjen as knaqësi…
E unë jam ku është çmendia.
Se aty e kam frymëzimin,
Aty ku shpirti revoltohet,
Nga del zjarri që ndez guximin.
Aty m’gjeni pra nëse m’kërkoni,
Te guximi me ëndrru,
Te guximi me pasë pasion
-e pasion me jetu.
Te guximi poetisht me dashtë,
-se n’dashni është guximi,
Te guximi me e ndal kohën
-për sharmin e një shikimi./ KultPlus.com