13 Qershor, 2017 - 12:50 pm
Dy vëllezër instrumentistë, bij artistësh shqiptarë, ditët e fundit janë shpallur fitues në dy konkurse të zhvilluara në Francë dhe në Spanjë.
Dy vëllezër instrumentistë, bij artistësh shqiptarë, ditët e fundit janë shpallur fitues në dy konkurse të zhvilluara në Francë dhe në Spanjë. Violinisti Daniel Vlashi është shpallur fitues në konkursin “Talents Classiques” që u zhvillua në Grenoble (Francë), duke u vlerësuar me Prix du Jury (Çmimin e Jurisë).
Danieli, i cili sapo ka mbushur 20 vjeç, studion për violinë në Konservatorin e Lionit, duke ndjekur gjurmët e të jatit, Florian Vlashi. Ndërkaq, vetëm 13 vjeç, Martini është shpallur fitues i Konkursit të Solistëve, duke interpretuar në violonçel një nga veprat e L. Boccherinit (1743-1805), shkruan atsh.
Përveç mësimeve në një nga shkollat artistike të Korunjas, për edukimin artistic të Martinit kujdeset e ëma, Rediana Llukaçi, violonçeliste, mësuese dhe instrumentiste në Ansamblin “Shekulli XX”, që drejtohet nga Florian Vlashi. Instrumentistët e familjes Vlashi Llukaçi në fillim të muajit gusht do të jetë për një javë radhazi në Durrës, si pjesëmarrës në Bienalen e titulluar “Netët e Muzikës Klasike”, që organizohet nga Florian Vlashi që prej vitit 2003. Familja e artistëve durrsakë jeton që nga viti 1992 në qytetin e Korunjas (Spanjë)./KultPlus.com