Nënat gjakovare kërkojnë dënimin e kriminelëve serbë, nesër takim me Albin Kurtin

29 Gusht, 2020 - 12:18 pm

Shoqata ‘Thirrjet e Nënave’ në Gjakovë , bën të ditur se më 30 gusht, në ditën ndërkombëtarë për persona të zhdukur, kërkon nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare që të shtojnë vëmendjen dhe të përfundojnë sa më parë procesin për zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur, para se të bëjnë marrëveshje në bisedimet me palën serbe.

“Kërkojmë që sa më parë kriminelët të dalin para gjyqit dhe të marrin dënimet për krimet e kryera kundër civilëve shqiptarë, në Kosovë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e kësaj shoqate.

Kurse, gjatë ditës së nesërme, kjo shoqatë do të vizitohet nga ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takim ky që do të mbahet në Pallatin e Kulturës ‘Asim Vokshi’ në Gjakovë, ku më pas do të pasohet me homazhe në Kompleksin Memorial të martirëve të kombit në Kodrën e Çabratit, ku do të bëhet edhe freskimi i pllakatit me fotografi të të ndjerëve.

Të ngjajshme