Vendosa me mundun

2 Shtator, 2020 - 6:30 pm

Poezi nga Flamur Maloku

Vendosa me mundun
inatin e mbjellun me vite
që kisha n’ty.

Erdha me t’pa edhe
njiherë me dy sy.

Ama shumë ftohtë,
pa asnji grimë dashni.

Po, erdha me ta urue
këté largësi.

Shumë bre më ke rrejtë n’pritje.

Vetëm Zoti e di;
Nji Bibël t’re e kam
shkruë për ty!

Hajt tash, rrej edhe
dishka krejt siç di ti!
Shtiru dhe mallkoje veten
që nuk u kurorzuë kjo dashni!

Ika, se nuk e di pse Erdha.
Beso… po më dhâmbin këta dy sy. / KultPlus.com


Të ngjajshme