Rita Ora rikthehet në studio: Po kthehem në habitatin tim natyral

3 Shtator, 2020 - 10:58 pm

Nga muaji mars, Rita Ora ka qëndruar e heshtur në skenën muzikore, duke u marrë kryesisht me çështje bamirësie, shkruan KultPlus.

Mirëpo Rita ka pohuar shpesh se kishte kompozuar këngë të reja dhe ishte në përpunim e sipër të albumit të saj të tretë.

Tani Rita duket se është shumë pranë finalizimit të një kënge të re, teksa u shfaq në rrjetet sociale në disa fotografi të realizuara në studio.

Këngëtarja tashmë është rikthyer në studio për të inçizuar përsëri, ajo ka publikuar një fotografi të cilës i ka bashkangjitur edhe mbishkrimin ‘Kthim në habitatin tim natyral’.

Kënga e fundit që Rita Ora solli për fansat mbetet kënga “How to be lonely”, e publikuar në mars të këtij viti, e cila është pritur mirë nga fansat e saj. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/RitaOra/posts/10157607800278601

Të ngjajshme