18 Shtator, 2020 - 10:05 pm
Rreth 200 libra “të pazëvendësueshëm” të cilët kanë vlerën më shumë se 3.2 milionë dollarë që ishin vjedhur nga një depo në Londër, janë gjetur të groposura nën dyshemenë e një shtëpie në Rumani.
Në to përfshihen botimet e para të Galileos dhe Isaac Newton.
Këto libra ishin marrë nga hajdutë në janar të vitit 2017, të cilët kishin bërë vrima në çatinë e depos duke shkëputur edhe sensorët.
Hajdutët ishin identifikuar si pjesë të një bande rumune të krimit të organizuar.
Banda është përgjegjëse për një sërë vjedhjesh të gjërave të vleshme përreth Britanisë, ka thënë policia e Londrës përmes një deklarate, shkruan BBC.
Zbulimi i tyre pason pas 45 bastisjeve në adresa në Britani, Rumani dhe Itali, në qershor të vitit 2019, kanë thënë hetuesit, transmeton KultPlus.
13 njerëz janë akuzuar, 12 prej të cilëve janë shpallur fajtorë.
Ky grumbull librash përmban versione të rralla të Dantes dhe skica të piktorit spanjoll Francisko de Goya, si dhe tituj nga Galileo dhe Isaac Newton që datojnë nga shekulli 16 dhe 17.
“Këta libra janë ekstremisht të çmueshëm, por më e rëndësishmja se ata janë të pazëvendësueshëm dhe me rëndësi të madhe për trashëgiminë kulturore ndërkombëtare”, ka thënë hetuesi Andy Durham.
Punimet po mbaheshin në atë depo në pritje për t’u transportuar në një ankand special në Las Vegas, në SHBA. / KultPlus.com