19 Shtator, 2020 - 7:18 pm
Ushtarët e KFOR-it amerikan gjatë ditës së sotme kanë përuruar një kënd lojërash në fshatin Lebanë të komunës së Prishtinës.
Projekti u iniciua dhe finalizua nga Ekipi Italian i Ndërlidhjes dhe Monitorimit që operon në rajonin e Prishtinës, dhe u financua nga NATO.
“KFOR-i është çdo herë të kontribuojë në mënyrë të paanshme për një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre./ KultPlus.com