Berisha: Me Zafirin nuk duhet me qeshë, prej tij duhet t’i vie neveri secilit qytetarë të Kosovës

22 Shtator, 2020 - 11:14 am

Pak orë pas emërimit Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, zv.ministrit të Brendshëm, Zafir Berisha i është hakuar llogaria e tij në Facebook.

Në një status të mëvonshëm disa minuta më pas, nga llogaria e Berishës është shkruar se synimi i vetëm i këtij veprimi është që të gjithë ta shohin se “në dorë të kujt ka mbetur siguria kibernetike”.

“Mos m’shkruni mesazhe se ja kthej Facebookun, as që jom tu e kontrollu. Vetëm vlerësone se në dor t’kujt ka met siguria kibernetike”, shkruhet në status.

Emërimi i tij si koordinator për Siguri Kibernetike ka nxitur debat në rrjetet sociale.

Afrim Berisha, zyrtarë në Ministrinë e Mbrojtjes në Republikës së Kosovës, përmes një statusi në Facebook ka reaguar i revoltuar se si kjo video është shpërndarë me mijëra herë nga mbrëmë dhe të gjitha komentet e shpërndarjet janë përcjellë me shprehje humori e me të qeshura. Këtë ai e ka vlerësuar si mjerim.

“Është e çuditshme se si ne shqiptarët e jetojmë tragjedinë si komedi, e kjo tragjedi vazhdon të përsëritet e të përsëritet. Pra ne qeshim kur injorantë të tillë paguhen mijëra euro nga taksat tona e na udhëheqin ne. Me Zafirin nuk duhet me qeshë, as s’duhet me u krenu, prej tij duhet t’i vie neveri secilit qytetarë të Kosovës, e kur “Zafirët” të shikohen tamam ashtu siç janë, si tragjedi e popullit tonë, atëherë kemi bërë një hap të madh drejt zhvillimit e përparimit”, ka shkruar Berisha. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/Afrimberishaa/videos/3560530917342299

Të ngjajshme